
Politiikani i njohur Zijadin Sela në Maqedoninë e Veriut, incidentin e dy ditëvë më parë në Shkup, ku një grup ekstremist hodhi parrullat e frikshme: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, e lidh me ndihmën që qeveria e Shkupit e ndihmon grupin “Komitët” që janë jo thjesht tifozët ultras së skuadrës së Vardarit, por edhe elementë paramilitarë për sherret nacionaliste në gjithë këto 30 vite.
Ja postimi i Zijadin Selës
“Komitët” si tifo grup i shërbejnë sistemit dhe janë po të njëjtit që shajnë e ofendojnë shqiptarët, edhe gjatë qeverisjes së Gruevskit me BDI edhe gjatë kësaj qeverisje LSDM-BDI.
Sjellja e tyre dhe thirrjet antishqiptare, burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet.
Fuqinë e tyre e shfaqën edhe para disa viteve në lagjen Nerez, e banuar me shqiptarë, ku jo vetëm që rrahën shqiptarët në shtëpitë e tyre, por edhe demoluan bizneset e shqiptarëve, duke ua vënë zjarrin lokaleve të tyre.
Epilogu i kësaj ngjarje, ashtu si edhe i shumë akteve kriminale të këtij grupi vandalësh, asnjëherë nuk u dënua nga askush!
Sjellja e tyre nuk është thjesht sjellje e një tifo grupi, por burimin dhe dirigjimi i tyre bëhet nga sistemi i cili i nxit dhe mbronë ata. Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan fenomene te këtilla s’do të kenë të ndalur!
