Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shfaq momentin kur një drejtues mjeti dyshohet se ka goditur me dashje një qen që ndodhej në rrugë.

Pas publikimit të pamjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer verifikimet përkatëse, duke bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij.

Sipas policisë, ndaj shtetasit në fjalë ka nisur procedimi penal për dëmtimin e qëllimshëm të kafshës, ndërsa ai është shpallur në kërkim.

Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa rasti ka ngjallur indinjatë dhe reagime të forta nga qytetarët në rrjetet sociale.