Shtëllungat e tymit nga zjarri që ka përfshirë zonën e Fierit kanë mbërritur edhe në Vlorë këtë të premte. Një pjesë e qiellit në hyrje të qytetit të Vlorës është mbuluar nga tymi dhe ka marrë ngjyrë të zezë për shkak të flakëve në Fier.

Pamjet tregojnë përhapjen e tymit edhe në drejtim të Vlorës, duke sinjalizuar për ndotjen e ajrit që vjen si pasojë e situatës së rrezikshme të zjarrit në Fier. Situata e rrezikshme e zjarreve në disa fshatra ka vënë në alarm forcat e shërbimit zjarrfikëse të Fierit dhe jo vetëm. Vatrat mbeten problematike ku disa banesa janë përfshirë nga flakët dhe janë evakuuar banorët e zonave të prkeura nga zjarri.