Një automjet është vjedhur në Pogradec mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas ka gjetur një mjet në lagjen nr 1 dhe e ka vjedhur.
Sipas të dhënave, mjeti ka patur çelësat të vendosura brenda tij ndërsa pronari ndodhej pak më tutje.
Pas marrjes së informacionit, komisariati i policisë Pogradec ka arrestuar pak minuta më pas autorin e identifikuar si Aurel Hamolli.
Ky i fundit është shoqëruar në polici ndërsa mësohet se edhe është arrestuar. Vijojnë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.
