Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sotnë Shkodër, ku një banesë është vjedhur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 100.000 euro cash. Ata kanë hyrë nga dera kryesore duke mos ngjallur dyshime tek komshinjtë, teksa në momentin e vjedhjes nuk kanë qenë në shtëpi dy të moshuarit që jetonin aty.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.