Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon të godasë aktivitetet e paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze. Ditën e sotme autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas, të dyshuar për trafikun e automjeteve të vjedhura.
Makinat e trafikuara ‘Audi A6’ dhe ‘Audi A5’, sipas njoftimit të policisë janë vjedhur nga shtetasitme iniciale V.M dhe J.C.
Dy automjetet rezultonin të vjedhura njëra një Gjermani dhe tjetra në Bullgari, të dyja me qëllim shitjen në Shqipëri.
Njoftimi:
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
