Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion të koduar “Mesnata”, ku në përfundim të tij janë arrestuar 6 persona dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.


Mësohet se këtë persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin grabitur disa dyqane, shtëpi dhe biznese të tjera.


Në pranga kanë rën:


Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë


Beqir Murati, 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë


Olsian.A., 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë


Arklejd.M., 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë


Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë


I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë


Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, shtetasit me iniciale M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.


Policia e Vlorës pas një pune intensive dhe profesionale, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kryera prej shtetasve të mësipërm, të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe konkretisht :


Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Më datë 16.04.2018, kanë vjedhur me thyerje, minimarketin e shtetasit R.Rr..


Më datë 15.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Q..


Më datë 09.04.2018, kanë vjedhur me thyerje objektin gomisteri, pronë e shtetasit N.Zh..


Më datë 02.04.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit D.M..


Më datë 02.04.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.H..


Më datë 21.03.2018, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit R.H..


Më datë 09.03.2018, kanë vjedhur me shqyerje brave, lokalin në administrim të shtetases E.T..


Më datë 27.02.2018, kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases E.B..


Më datë 16.02.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit L.P..


Më datë 01.02.2018 kanë vjedhur në banesën e shtetases A.Z..


Më datë 06.01.2018, kanë vjedhur një pompë uji.


Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.


20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)