Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që kanë grabitur banesat e disa futbollistëve greke dhe të deputetes greke të Demokracisë së Re, Sofia Voultepsi.


Mediat lokale bëjnë me dije se banda e shqiptarëve futeshin nëpër shtëpia dhe grabisnin çfarë gjenin.


Në pranga ranë një grua dhe burrë shqiptar të moshës 34 dhe 35 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur dhe tre të tjerë, të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës që grabisnin banesa.


Bëhet me dije se anëtarët e grupit të grabitësve ishin marrë më parë me punime duralumini dhe kjo gjë ua bënte më të thjeshtë vjedhjen.


Midis “viktimave” ishin edhe futbollistë të huaj të Olimpiakos.