Një person i dyshuar për një seri vjedhjesh në hyrjet e pallateve është shoqëruar nga policia pas denoncimeve të banorëve, të cilët pretendojnë se ai merrte sende të lëna pranë dyerve të apartamenteve, si biçikleta dhe objekte të tjera personale.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari është filmuar nga kamerat e sigurisë të një pallati gjatë momentit të vjedhjes, pamje që kanë ndihmuar në identifikimin e tij.

Pas sinjalizimeve të banorëve, policia ndërhyri pasditen e sotme dhe bëri shoqërimin e personit të dyshuar, ndërsa po vijojnë verifikimet për të dokumentuar rastet e raportuara.

Burime paraprake bëjnë me dije se personi i identifikuar si Kujtim K. dyshohet të jetë përsëritës në ngjarje të ngjashme.