Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar shkarkimin e zv.ministrit e Brendshëm Andi Mahila, i cili u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, një veprim i ndaluar me ligj.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e etiketon zv.ministrin si “mangall”, ndërsa me ironi shton se “vigjilenca e popullit, hoqi qafe një armik”.
Teksa mbyll postimin e tij, Murrizi thotë se shumica e zv/ministrave nuk pijnë cigare por kokainë.
“Vigjilenca e syrit të popullit e hoqi qafe një “armik”. Falë ministresh DIELLES u shkarkua Mangall MAHILA. Shyqyr që ishte duhanpirës që e morëm vesh se prej 4 vitesh ky njeri paguhej nga taksat e shqiptarëve si zv.ministër i Brendshëm.
Kush e ka ditur se Z Andi Mahila ka marrë rrogën 4 vjet rresht nga viti 2021 si zv.ministër i Brendshëm fiton një paket cigare puro. Bravo ministresh Albana që e kape këtë “rrufjan” zv.ministër në “ flagrancë”.
Ehhh po te jetë ky përkushtim do na ngelet qeveria pa ministra e zv.ministra por shyqyr që shumica nuk pinë cigare por konçentratë të bardhë”, shkruan me ironi Murrizi.