Pas identifikimit të 24-vjeçares Fatjona Sula, e cila u gjet e masakruar ditën e djeshme nën një urë në zonën e Qafë Thanës, polica ka arrestuar edhe autorin e vrasjes së saj.

Polica e Korçës ka prangosur 27-vjeçarin Çelnik Meleqi, nga Rajca e Librazhdit si autor i masakrimit me gurë të nënës së dy fëmijëve me origjinë nga fshati Ostren i Peshkopisë dhe banuese në Përrenjas.


27-vjeçari mësohet se e ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie, pasi viktima dhe vrasësi mendohet të kenë pasur një lidhje intime.

24-vjeçarja Fatjona Sula u gjet e masakruar, teksa ishte goditur me gurë në kokë dhe në pjesën e fytyrës, poshtë një ure, Qafë Thanë, nga një bari i zonës si cili më pas sinjalizoi menjëherë policinë.

13 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)