Vatra e zjarrit e regjistruar ditën e sotme në Kreshpan të Fierit, është vënë nën kontroll nga forcat e shërbimit zjarrfikëse. Për izolimin e vatrës u angazhuan në terren zjarrfikësit dhe banorët e zonës, si dhe pati ndërhyrje nga ajri me një helikopter të Forcave të Armatosura.

Deri më tani situata është stabilizuar, por ende konsiderohet e rrezikshme për zonën. Forcat zjarrfikëse do të qendrojnë gjatë natës në zonë për të monitoruar sipërfaqen e djegur dhe vatrat e mbetura në mënyrë që të shmanget riaktivizmim i zjarrit. Sakaq, në komisariat janë shoqëruar tre persona të dyshuar si autorë të zjarrëvënies së qëllimshme.