Zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll këtë mëngjes. Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë që zjarrfikësit po neutralizojnë vatrat e mbetura.
Që pasditen e djeshme dhe gjatë natës së kaluar, era favorizoi përhapjen e flakëve, të cilat iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit. Në zonën e zjarrit, shkuan edhe forcat e ushtrisë.
Flakët kanë përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B, teksa më herët u ngrit alarmi pasi ekzistonte rreziku që zjarri të përfshinte uzinën.



