Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca deputetët Klevis Balliu dhe Flamur Noka, pas kaosit që po shkaktohet.

Balliu dhe Noka, së bashku me deputetë të tjerë, kanë zënë karriget e ministrave si edhe hodhën dhe kartona drejt tyre. Megjithatë, dy deputetët nuk po dalin nga salla, teksa përplasjet me Gardën vijojnë.

Demokratët donin të ndalonin betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli, u cili u zgjodh vetëm me votat e PS dhe me firmat e PD. Në nisjen e seancës, Belind Këlliçi ndezi flakadan në sallë, aty demokratët lëshuan ndaj Niko Peleshi ujë, kartonët e votimit.