Një polic ka mbetur i lënduar në protestën e organizuar këtë të premte, pasi situata u tensionua.

Mësohet se efektivi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar te Trauma me djegie dhe çarje në kokë. Kujtojmë se nga ana tjetër, janë lënduar deputetët Flamur Noka, Luçiano Boçi dhe aktivisti Aulon Kalaja.

Ndryshe nga protestat e tjera, duket se Policia pas udhëzimeve të kryepolicit të ri Skënder Hita, ka ndryshuar strategji dhe ndërhyri menjëherë për shpërndarjen e grupit të zjarrit, duke përdorur spraj lotsjellës dhe ujë. Protesta u zhvendos tek Kuvendi, por policia u ka zënë pritë, moment ky që ka krijuar përplasje.