Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa protestuesit kanë dëmtuar pllakat metalike të disa bizneseve në zonë.
Në vijim të tensioneve, ata kanë hapur me forcë edhe ambientet e një banke të nivelit të dytë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia tenton t’i shpërndajë.
