Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë të segmentit rrugor lidhës me Tuneli i Llogarasë.
Sipas ARRSH-së, progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%, ndërsa puna po vijon për përfundimin e infrastrukturës.
Në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit, duke ofruar lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt.
