Me tensione ka rinisur seanca plenare në Kuvend, teksa deputetët e opozitës vijojnë të bllokojnë foltoren Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të bllokojnë punimet, duke debatuar verbalisht me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Ky i fundit ndërkohë i ka dhënë fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha. Në këto kushte, Peleshi u detyrua që për herë të tretë ta ndërpresë punimin e seancës dhe këtë herë me një orë, pasi deputetët demokratë nuk pranuan që të uleshin.

Këto përplasje ndodhën gjatë kohës që ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do fliste për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri për negociatat.