Tensionet pranë qendrës së Tiranës vijojnë të përshkallëzohen, teksa protestuesit kanë djegur një tjetër kabinë në mes të rrugës.

Ngjarja vjen në vijim të incidenteve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet, ku janë shënuar akte vandalizmi dhe bllokime të qarkullimit rrugor.