Protestuesit e Partisë Demokratike vijojnë të hedhin molotovë, ndërsa ka marrë flakë edhe një automjet i Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë. Fillimisht sulmi me molotovë nisi në Kryeministri, vijoji drejt ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës dhe selisë së PS. Policia si kundërpërgjigje përdori ujë dhe gaz lotsjellës.

Sot nuk pati fjalime nga anëtarë dhe figura të PD, teksa Sali Berisha dhe deputetët u larguan menjëherë pas përshkallëzimit të situatës.