Beteja me zjarret në Bulqizë vijon prej orësh, ndërsa flakët mbeten aktive në disa zona dhe terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë.

Dy helikopterë kanë ndërhyrë nga ajri për rreth katër orë, duke hedhur ujë mbi vatrat aktive në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Vatrat problematike ndodhen në Qafë-Helmes, ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe pisha, si dhe në lartësitë mbi fshatin Vajkal. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca operacionale për izolimin e flakëve.

Pavarësisht intensitetit të zjarrit, deri tani nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Prioriteti i ekipeve të emergjencave mbetet izolimi i vatrave aktive dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt zonave përreth.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të vijojë në varësi të kushteve në terren.