Protesta e 102-të e zhvilluar në Tiranë është shoqëruar me bllokime të disa prej akseve kryesore rrugore.
Në nisje të aksionit, protestuesit janë vendosur në urën e madhe të Unazës, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Më pas, gjatë marshimit nëpër kryeqytet, protestuesit kanë bllokuar edhe kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit”. Ata janë ulur në rrugë dhe kanë penguar kalimin e një autobusi të transportit publik.
Aksioni ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, ndërsa protestuesit vijojnë tubimin dhe marshimin në disa prej rrugëve të Tiranës.
