Pas disa orësh qetësi, protesta në Tiranë është përfshirë sërish nga tensionet.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët po i ndjekin nga pas, të mbështetur edhe nga autoboti me ujë.
Gjatë incidenteve, protestuesit u kanë vënë flakën edhe koshave të mbeturinave, duke shtuar tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi.
