Tensionet vijojnë të jenë të larta në zonën pranë Kryeministrisë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit nga godina qeveritare.

Efektivët po përdorin ujë me presion, ndërsa sipas raportimeve nga vendngjarja, kanë hedhur edhe spraj blu në drejtim të turmës, në përpjekje për të zmbrapsur protestuesit.

Situata mbetet e tensionuar, teksa ndërhyrja e policisë ka sjellë një tjetër moment përplasjeje gjatë protestës.