Hakil Osmani nga “MeteoAlb” ka dhënë detaje në lidhje me situatën e motit për fundjavën që na pret.
Sipas parashikimit, reshjet do vijojnë edhe gjatë fundjavës, teksa zonat më të rrezikuara janë juglindja dhe jugu i vendit.
“Reshjet e shiut janë rikthyer por pasditen e sotme dhe ditën e nesërme pritet një qetësim. Megjithatë në disa zona reshjet nuk do pushojnë. Zonat që duhet të bëjnë më shumë kujdes në ditët e fundit të kësaj jave janë juglindja dhe jugu i Shqipërisë. Qarku i Gjirokastrës. Qytete si Erseka dhe Devolli janë më të rrezikuara. Duhet patur kujdes pasi reshjet do jenë të dendura dhe në formën e rrebesheve. Po ashtu, gjatë gjithë bregut të Vjosës duhet të merren masa pasi ka rrezik për daljen nga shtrati.”- tha ai.




