Prej orëve të para të mëngjesit, dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë. Në përpjekjet e para për t’u ardhur në ndihmë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Himarës, por për shkak të terrenit tepër të vështirë nuk kanë mundur t’i nxjerrin. Më pas në zonë kanë mbërritur FNSH, alpinistë dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, por operacioni i shpëtimit vijon të jetë mjaft i vështirë.
Gjatë gjithë ditës është punuar për evakuimin e tyre, dhe po vijohet nderhyrja nga ajri.
