Vijon prej 5 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, në Vlorë, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha toke.
Sipas informacioneve, gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Tragjas është aktivizuar nga era, e cila ka ndryshuar drejtim veri-lindje. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe po përparojnë duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Llogarasë, një nga zonat e mbrojtura në vend.
Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe të paarritshëm me mjete tokësore. Për këtë arsye, autoritetet kanë aktivizuar dhe ndërhyrjen ajrore me helikopterë, në përpjekje për të izoluar vatrat aktive të zjarrit.



