Vijon që prej mesditës së djeshme zjarri në landfillin e Bushatit.
Pavarësisht punës së zjarrfikësve nga Vau i Dejës, Shkodra, Lezha, Kamza e Tirana, vatra vijon të jete ende aktive, raporton korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani. Tymi i mbetjeve të djegura ka përfshirë të gjithë Vaun e Dejës dhe Shkodrën. Ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e vatrës kryesore të zjarrit, por terreni dhe përhapja e flakëve kanë bërë që operacioni të jetë kompleks dhe i zgjatur në kohë.
Prefektja e Shkodrës Holta Duda tha mbrëmjen e djeshme se nuk ka asnjë rrezik për banesat në zonë. Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent për shkak të natyrës së mbetjeve dhe mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
