Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, dy ditë më parë në Salari të Tepelenës, u shpreh se 44-vjeçari që mbeti viktimë, nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Lala tha se Sarchi kishte shkuar aty për të ndihmuar djalin e ortakut të tij shqiptar që kishte mbetur në rrugë pasi iu prish makina dhe ishte konfliktuar me autorin kamber Sulçaj.
“Biznesmeni italian nuk ka patur asnjë lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm, apo natën e ngjarjes, me autorin e dyshuar. Biznesmeni italian është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Konflikti ka qenë mes Gazment Braçit dhe autorit të dyshuar janë konfliktuar për dritat e gjata. Autori i dyshuar Kamber Sulçaj, e ka ndjekur nga pas Gazment Braçin, që është djali i Eqerem Braçit, ortakut të shtetasit italian, të cilit i është prishur makina dhe ka mbetur në rrugë.
Për këtë arsye ka kërkuar ndihmën ebabait dhe me të ka ardhur edhe shtetasi italian për të ndihmuar djalin e Eqeremit dhe pikërisht këtu është gjentur nën breshërinë e armëve dhe ka humbur jetën. Pra nuk ka asnjë lidhje me konfliktin mes palëve dhe këtë mund ta konfirmoj zyrtarisht të policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës”, tha Lala.