Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së tij.
Nga ajo që mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, viktima dyshohet se ka mbyllur automjetin e tij nga brenda dhe i ka vënë flakën vetes.
Viktima dyshohet se është nga Berati, teksa identiteti nuk dihet ende.
Top Channel


