Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin.

Eksperti Bedri Elezi ka deklaruar në emisionin “Breaking” në Top News, se shkak për krimin u bë një borxh i madh që njëri nga viktimat i kishte autorit Mefail Shkodrës. Ky i fundit jepte para me fajde, duke kërkuar një shumë tepër të madhe në këmbim. Madje, viktimat e kishin denoncuar më herët edhe për kërcënime.

Ndërkohë, Elezi zbuloi po ashtu se Shkodra ka patur lidhje të forta me policinë dhe politikanë, madje raportohet se ai ka qenë sponsor fushate prej kohësh i partisë “Lëvizja Vetëvendosja” e drejtuar nga Albin Kurti.

“Shkak për vrasjen ka qenë moskthimi në kohë i parave të mara me fajde nga një prej viktimave. Borxhin e ka patur dhëndri, teksa babë e bir kanë shkuar thjesht për ta takuar dhe për ta ndihmuar. Borxhi ka qenë shumë i madh pasi ishin para me fajde, në kundërshtim me ligjin.

Sa i përket djemve, ata akuzohen për bashkëpunim në krim sepse kanë ndihmuar të atin në kryerjen e krimit, e po ashtu në largimin nga vendngjarja. Duhet të theksojmë se viktima kishte bërë denoncim para disa ditësh ndaj Shkodrës për kërcënim, por policia nuk kishte ndërhyrë. Autori është pronar i një prej lokaleve me të shtrenjtë në Gjilan.

Ai fillimisht është marrë me fajde në kundërshtim me ligjin, edhe falë lidhjeve që ka me drejtues të policisë. Ai po ashtu ka dhe lidhje të ngushta me politikanë të lartë sepse është dhe sponsor fushate. Dihet tashëm që ka ndihmuar ‘Lëvizjen Vetëvendoja’ në fushatat e kaluara dhe në fushatën e fundit.

Policia kishte dijeni për aktiviteti ne paligjshëm të fajdeve që Shkodra ushtronte, por këto lidhje dhe fuqia e pushteti që ai ka patur ka bërë që të mos ndalohet. Thuhet madje se policia ka arrestuar persona që i kishin borxhe, në mënyrë që t’i kërcënonte. Ai e ka intimiduar qytetarët duke treguar këto lidhje të forta që ka. Aktualisht dyshohet se ai mund të jetë larguar nga kufiri serb, pasi ka patur lidhje të mira me policinë serbe.”– tha Elezi.