AKU ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia në doganën e Hanit të Hotit.

Mësohet se kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi, teksa shkak i ndalimit është bërë prania e substancës toksike aplatoxinë B1 në sasinë e misrit, e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë për vendet e BE është e lejueshme por në Shqipëri jo, për shkak se ka norma të tjera. Siç raportohet, destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.

Sakaq, aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit. Gjithashtu bëhet me dije se AKU ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.