Krerët e Kishës Katolike të Shqipërisë, kanë zgjedhur për të uruar besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes nëpërmjet një videomesazhi. Drejtuesit e kishës katolike, të bashkuar e në një frymë vëllazërore, kanë vendosur që këtë vit, të gjithë bashkë ti drejtohen popullit shqiptar me një mesazh dashurie dhe shprese.

Imzot Gjergj Meta, “Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë. do të kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë dhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Safës, por jem itë sgirusë ai na i uron krsh nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të zotit që është në Shqipëri.”

Imzot Giovanne Peragine, “Krishtlindja na kujton që zoti është pranë nesh. Ai bëhet i veçanërisht pranishëm atje ku ka vështirësi pasiguri dhe vuajtje. Kremtimi I krishtlindjes është të ndiesh praninë e zotit. Mos mendoni vetëm për veteveten, jo vetëm të marrim por mbi të gjitha të japin jo të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrve ndaj të tjerëve.”

Imzot Arjan Dodaj: Krishtlindja është dalja nga errësira. Populli ynë të dalë nga fryma errët e çdo distance e çdo mungese shprese.

Imzot Ottavio Vitale: Të begatojmë familjet tona, të pranojmë me lutje e gëzim atë që po vjen. Ndryshoni dhe kthehuni tek unë thotë zoti. Nëse ne nuk jemi njerëzit e paqes si mund të themi e duam zotin nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim.