Babagjyshi vjen këtë vit nga ajri. Një zgjidhje krejtësisht e veçantë dhe ndryshe në Himarë aty ku babagjyshi i Krishtlindjeve ka mbërritur nga ajri teksa është pritur nga fëmijët ne shëtitoren e Himarës.
Një surprize e bukur për të gjithë në një dite feste ku Himara këtë vit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar së bashku me banorët dhe fëmijët.
E ndërsa një vit më parë babagjyshi vinte nga deti, këtë vit është menduar një tjetër zgjedhje po aq e veçantë, duke sjellë gëzim dhe padyshim dhurata për fëmijët. Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo e ka quajtur një moment shumë të bukur këtë zgjedhje duke sjellë babagjyshin nga ajri ndërsa surprizat në Himarë nuk do të mungojnë teksa për çdo vit është menduar diçka ndryshe
Mes gëzimit të festës dhe këtij momenti të veçantë nuk kanë munguar urimet edhe nga fëmijët e banorë të Himarës në festën e Krishtlindjeve.
Zgjedhja e Himarës mbetet duke ndjekur linjën m
