Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë, ku ka zhvilluar një takim edhe me Mbretin Filipe VI.
Rama ka publikuar pamjet, ku shihet se u prit në Pallatin Mbretëror Zarzuela, së bashku me delegacionin e tij.
Rama po zhvillon zhvillojë një vizitë dyditore në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar, që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.