Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, ka dalë nga burgu i Durrësi, ku shkoi për të vizituar kryebahskiakun e zgjehdur të Himarës, Fredi Belerin.

Në një prenoncim për mediat, ai ka deklaruar se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki ne Evropë që nuk ka kryetar, ndërsa theksoi kërkesën për të liruar Belerin nga qelia.

“Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur. Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës.”– tha Papastavrou.

Prej kohësh, Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata leje për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, i cili fitoi nga burgu votimet e 14 majit ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve.