Ish-kryetari i bashkisë së New York City, Eric Adams, është pajisur me shtetësi shqiptare dhe pasaportë shqiptare, pas një dekreti të veçantë të firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Sipas dekretit, shtetësia shqiptare i është dhënë në bazë të ligjit në fuqi dhe hyn menjëherë në fuqi, ndërsa do të botohet edhe në Fletoren Zyrtare. Në dokument thuhet se vendimi është marrë me kërkesë të vetë Adams.

Ai kishte vizituar më herët Shqipërinë në tetor 2025, ku ishte takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.