Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.
Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa kompjutera.
Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët.
Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
