Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që ka dalë dhe po përmbyt këtë zonë. Niveli ka shkuar 1.5 m dhe asnjë makinë nuk kalon dot, ndërsa janë izoluar edhe 6 fshatra.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati, ka hyrë edhe në autostradën Vlorë- Levan.
Në kuadër të kësaj, qarkullimi i automjeteve është devijuar dhe kjo do të vijojë deri në tërheqjen e ujit nga segmenti i përmbytur. Policia ka vendosur postbllok në këtë zonë, për të ndaluar kalimin si dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve.



