Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë, duke shtuar rrezikun për përmbytje përgjatë zonave të ulëta. Ministria e Mbrojtjes njofton se lumi po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe strukturat vendore ndodhen në gatishmëri të plotë.
Sipas të dhënave zyrtare, niveli i Vjosës ka arritur në 6 metra, ndërsa pika kritike është 6.8 metra. Autoritetet u kanë bërë apel banorëve dhe bizneseve pranë lumit të tregojnë kujdes dhe të jenë të përgatitur për çdo ndryshim të situatës.
Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Bashkinë Fier raporton se situata aktualisht paraqitet e qëndrueshme, megjithëse monitorimi mbetet intensiv. Maksimumi i prurjeve u regjistrua rreth orës 14:30, duke arritur nivelin 7 metra, ndërsa ky volum uji pritet të kalojë në njësitë Levan dhe Novoselë në intervalin 19:00–20:00.
Pavarësisht rritjes së prurjeve, autoritetet vlerësojnë se, bazuar në përvojën e viteve të kaluara, nuk pritet dalje e lumit nga shtrati.
