Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar sot pas shpërndarjes së një materiali informues nga Sektori i Bibliotekës së Kuvendit, i cili u dërgua disa ditë më parë në adresë të deputetëve dhe ku përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Peleshi kërkoi ndjesë për keqkuptimin që është shkaktuar, duke sqaruar se materiali i shpërndarë ishte një përmbledhje tekstesh pa ndërhyrje apo interpretim nga ana e administratës së Kuvendit.

Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje

I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim.”,u shpreh Peleshi.

Në një sqarim zyrtar, rreth tre ditë më parë, Kuvendi theksoi se materiali është pjesë e një praktike të rregullt të Sektorit të Bibliotekës, i cili u dërgon deputetëve informacione me karakter historik dhe arkivor, bazuar në burime të botuara nga institucione shkencore.