Reshjet e dendura të shiut dhe mjegulla e dendur kanë përfshirë sot qarkun e Vlorës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.
Problematikat janë konstatuar kryesisht në disa prej akseve kryesore, ku dukshmëria e kufizuar ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Ndër zonat më të prekura janë Qafa e Llogorasë, rruga e Kaninës dhe By-Pass-i i Vlorës.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
