Për disa qytetarë në Vlorë procesi i votimit po rezulton i vështirë.

Një çift të moshuarish, të cilët kanë ardhur posaçërisht nga Italia për të ushtruar të drejtën e votës, janë përballur me probleme lidhur me dokumentacionin e kërkuar, si edhe me mungesën e informacionit mbi vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Ata kanë kërkuar asistencë në terren, ndërsa autoritetet zgjedhore po përpiqen të ofrojnë mbështetje për zgjidhjen e situatës.

Çifti: Kemi ardhur nga Italia për të votuar.

Pyetje: Posaçërisht për zgjedhje?

Çifti: Po, patjetër!

Pyetje: Si ju duket procesi deri më tani?

Çifti: Akoma nuk e kemi shijuar, pasi kemi probleme me dokumentacionin

(‘E keni qendrën e votimit te fabrika e çimentos’-ndërhyn një anëtare)

Çifti: Ne banojmë këtu, çfarë është ky organizim? Nuk shkojmë të votojmë në atë qendër votimi. Unë po vij nga Italia për të votuar dhe nuk votoj dot.