Problematikat me përmbytjet vijojnë të jenë të pranishme në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë raportohen ende të mbuluara nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike paraqitet në rrugën “Albano dhe Romina”, ku prezenca e konsiderueshme e ujit e ka bërë rrugën të pakalueshme për automjetet.

Vështirësi në qarkullim raportohet edhe në lagjen “29 Nëntori”, si dhe pranë Bibliotekës Publike “Shefqet Musaraj”, ku uji vijon të grumbullohet në rrugë.

Pavarësisht kalimit të kohës, situata në disa zona të qytetit bregdetar mbetet problematike, ndërsa prania e ujit vijon të pengojë lëvizjen normale të qytetarëve dhe automjeteve.