Vlora do të jetë sërish pa ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve paralajmëron sërish probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës.

Në njoftimin e publikuar nga ky institucion bëhet me dije se këtë të premte prej orës 8 të mëngjesit deri në deri në orën 18:00 do të stakohet Stacioni Nr. 4. Shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm janë bërë punimet në rrjetin ujësjellës.