Mjaftuan disa minuta me reshje me intesitet të lartë shiu që Vlora të përmbytej. Një stuhi e pazakontë për gushtin mbërtheu Vlorën duke sjellë probleme me qarkullimin në disa segmente.
Sipas raportimeve, është vënë re një prezencë e shtuar e ujit në disa akse kryesore të qyetit ku ndërkohë në disa segmente ka pasur vështirësi në qarkullim.
Ndërkohë problematika janë paraqitur edhe në lagjen Muradije ku ka pasur ‘përmbytje’ dhe vërshim masiv të ujit.
Këto kushte të pazakonta të motit vijnë në një periudhë të ngarkuar për qytetin bregdetar me turistë të shumtë nga brenda dhe jashtë vendit që kanë zgjedhur Vlorën për pushimet e verës.
