Policia e Vlorës ka proceduar dhe drejtuesin tjetër të automjetit që u përfshi në aksidentin rrugor të ndodhur në datën 6 shtator pas mesnate në segmentin rrugor Orikum-Himarë, ku u përplasën automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Fiat”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se procedim i lirë ka nisur tashmë për të dy drejtuesit e mjeteve që mbetën të plagosur, F. B., 22 vjeç dhe G. L., 20 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, mbetën të dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Audi
Grupi hetimor ka vijuar hetimet nën drejtimin e Prokurorisë dhe pas nisjes së procedimit penal në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin F. B., u bë edhe ndalimi i drejtuesit tjetër, shtetasit G. L., 20 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dyshohet se është shkaktari kryesor i këtij aksidenti.