Arrestimi1Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 49-vjeçar i cili ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.


Gëzim Selimi, nga fshati Alikokë i Vlorës ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij L. Selimi pas një zënke për motive të dobëta duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.


E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës dhe gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.


Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)