Në kuadër të aksionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 24 orëve të fundit Policia ka bërë
asgjësimin e 60 parcelave me rreth 7.700 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit canabis sativa.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Cerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë, të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
6 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)