vlorePolicia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar rreth 17 400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.


Bimët narkotike ishin mbjellë në një sipërfaqe toke pa pronarë, në fshatin Vajzë të Vlorës dhe Borsh të Sarandës në 8 parcela. Asgjësimi i bimëve narkotike është bërë me anë të djegies.


Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.


30 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)